Henry përmend lojtarin më të nënvlerësuar në ekzistencë - NACIONALE

Henry përmend lojtarin më të nënvlerësuar në ekzistencë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Arsenalit Thierry Henry thotë se ylli i Atletico Madridit Antoine Griezmann është lojtari më i nënvlerësuar nën ekzistencë.

Griezmann është golashënuesi më i mirë në histori të Atleticos me 176 gola, derisa 32-vjeçari ka pasur rol kyç edhe në suksesin e Francës në vitin 2018.

Mirëpo, Henry beson se sulmuesi asnjëherë s’është vlerësuar aq sa duhet në karrierën e tij.

Nuk duhet të harrojmë për Griezmann, i cili na kujton se puna e madhe është talent”.

Griezmann është larg lojtari më i nënvlerësuar në ekzistencë”.

Ne flasim shpesh për Kylian, aq shumë sa ndonjëherë po abuzojmë në favor të tij. Por shikoni Griezmann, pasimet edhe golat e tij”.

Më tregoni një lojtar që mund të luajë në katër pozita si ai? Nuk ka shumë... Grizou është një nga ta”, deklaroi ai për “Le Parisien”.

Griezmann udhëtoi për në Francë këtë javë, sidoqoftë nuk do të luajë ndaj Gjermanisë dhe Kilit shkaku i një lëndimi, që nënkupton se rekordi që ka luajtur për 84 ndeshje radhazi tani ka mbaruar.

Përzgjedhësi Didier Deschamps ka thënë që Griezmann është esencial për skuadrën e tij në “Euro 2024” këtë verë.

“Me kualitetet që ka Antoine, ne nuk mund të gjejmë një lojtar që ka ato karakteristika”.

“Një zëvendësim për lojtarët në secilën pozitë është shumë vështirë të gjendet. Duhet të shohim gjërat ndryshe”.

Lajme të ngjashme