Henry pasi Reali Madridi s’i liroi lojtarët: Hera e fundit kur u refuzova kaq shumë ishte në kolegj - NACIONALE

Henry pasi Reali Madridi s’i liroi lojtarët: Hera e fundit kur u refuzova kaq shumë ishte në kolegj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Thierry Henry thotë se Real Madridi nuk ka pranuar as të negociojë për t’i liruar lojtarët për Lojërat Olimpike.

Henry bëri publike listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në Olimpiadë, ku mungonin shumë yje përfshirë edhe lojtarët si Kylian Mbappe që publikisht kishin deklaruar se e kanë ëndërr të marrin pjesë.

Real Madridi, që pritet ta zyrtarizojë Mbappen sonte, nuk i ka liruar asnjë duke ia mbyllur derën Henryt qartazi. I pyetur si shkuan negociatat, ish legjenda e Arsenalit bëri një krahasim interesant.

Real Madridi ishin të qartë menjëherë për Lojërat Olimpike, hera e fundit kur u refuzova kaq shumë ishte në ditët e kolegjit”.

Nuk ka pasur aty as negociata. Ti shkon, pyet dhe pastaj largohesh”, u përgjigj Henry.

Ndërkohë, lista e plotë e të ftuarve për Francën në këtë Olimpiadë në Paris duket kështu:

Portierë: Lucas Chevalier, Obed Nkambadio, Guillaume Restes, Robin Risser

Mbrojtës: Bafode Diakite, Maxime Esteve, Bradley Locko, Castello Lukeba, Kiliann Sildillia, Adren Truffert, Leny Yoro.

Mesfushorë: Maghnes Akliouche, Joris Chotard, Desire Doue, Manu Kone, Enzo Millot, Khephren Thuram, Lesley Ugochukwu, Warren Zaire-Emery

Sulmues: Bradley Barcola, Arnaud Kalimuendo, Alexandre Lacazette, Jean-Philippe Mateta, Michael Olise, Mathys Tel.

Lajme të ngjashme