Henry pasi arriti në finale me Francën: Olimpiada ka qenë sukses - NACIONALE

Henry pasi arriti në finale me Francën: Olimpiada ka qenë sukses

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Thierry Henry beson se rrugëtimi i Francës në Olimpiadë ka qenë sukses, pavarësisht a e fitojnë të artën ose të argjendtën kundër Spanjës të premten.

Henry drejtoi Francën në finalen e parë në Lojërat Olimpike, që kur mposhtën Brazilin më 1984.

Ish ylli i Arsenalit dhe Barcelonës ka lavdëruar lojtarët për paraqitjet e bëra, ndërsa e ka vlerësuar sukses arritjen deri në finale.

Kjo ngjarje është e veçantë sepse nuk mendon nëse përfundon i dyti apo i treti, ose që fiton medalje”.

“Pra, tregimi ynë është sukses, le ta bëjmë më të mirë”.

Henry e kishte mundësinë për ta shtuar medaljen olimpike sa ishte lojtar, por e ka pranuar se dëshironte më shumë.

“A e ke menduar ndonjëherë se do të ishte pjesë e skuadrës Olimpike? Kurrë. Po iu tregoj se pse është ndryshe për mua”.

“Kurrë nuk isha me familjen që më shikonte kur bëja paraqitje. Kur them paraqitje, po flas për të luajtur në fushë dhe një gjë të tillë s’e bëj më”.

“Kurrë nuk kam pasur fëmijët që më shikojnë skuadrën, pra që të jem “aktori”, sepse kur kisha fëmijë, isha në fundin e karrierës. Ndoshta kjo gjë më mungonte”.

Lajme të ngjashme