Henry e zgjedh Mbappen para Haalandit - NACIONALE

Henry e zgjedh Mbappen para Haalandit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda franceze e futbollit, Thierry Henry, ka insistuar se do ta zgjidhte Kylian Mbappen para Erling Haaland në skuadrën e tij, pavarësisht se sulmuesi i Manchester Cityt vazhdoi të shënonte dhe të martën në mbrëmje shënoi dy gola tjerë kundër Sevillës në Ligën e Kampionëve.

22-vjeçari shënoi nga një gol në të dy pjesët e takimit, ndërsa shënuan edhe Phil Foden dhe Ruben Dias për fitoren 4:0 të skuadrës së Pep Guardiolas.

Thierry Henry has said he would still pick Kylian Mbappe over Haaland in his team

Edhe Mbappe gjithashtu shënoi dy gola në ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e Kampionëve, në fitoren 2:1 të Paris Saint-Germain ndaj Juventusit, por Henry vazhdon ta preferojë bashkëvendësin e tij para sulmuesit norvegjez, pavarësisht se ky i fundit deri më tani në këtë sezon në shtatë paraqitje ka shënuar 12 gola.

“Mbappe mund të krijojë dhe të përfundojë rastet. Haaland nuk mund të krijojë, ai vetëm shënon”, tha fillimisht ish-lojtari i Arsenalit.

“Mbappe mund të luajë në të djathtë, në të majtë, në qendër, ndërsa Haaland mund të luajë vetëm në qendër. PSG shumë lehtë mund ta fitonte Ligën e Kampionëve nëse do shfrytëzonin rastet e humbura në fund kundër Real Madridit. Mbappe ka ende votën time”, thekson Henry.

Mbappe scored twice against Juventus, but has not scored as many as Haaland this season

Edhe pse Mbappe shënoi dy gola kundër Juventusit, ai mbetet mbrapa sulmuesit të Manchester Cityt për gola të shënuar, pasi që ka shënuar nëntë herë deri më tani, tre më pak se norvegjezi.

Haaland ka bërë një fillim të jashtëzakonshëm në karrierën e tij me Cityn, teksa analistët tjerë rreth Henryt thanë se nuk e shohin se në të ardhmen mund të ndalet së shënuari.

Haaland has now scored 12 goals in just seven matches at the start of his City career

Owen Hargreaves beson se 22-vjeçari do ta thyejë rekordin e Mohamed Salah për më së shumti gola në Premierligë, ku shënoi 32 gola, duke prognozuar se ai do të arrijë të shënojë 45 gola në të gjitha garat këtë sezon.

Owen Hargreaves thinks Haaland will score 45 goals in all competitions this season

“Mendoj se do t’i shënojë 45 gola, në të gjitha garat. Mendoj se do ta thyejë rekordin e Premierligës dhe të arrijë 45 gola në përgjithësi.”

Mendimit të tij iu bashkëngjitën edhe Rio Ferdinand e Joleon Lescott, por se ata kishin numër të ndryshëm të golave, 41 dhe 40 gola respektivisht.

Rio Ferdinand expects Haaland to score more than 40 goals this season after his stunning start

City do të luajë tre ndeshje për çdo javë deri në fillimin e Kupës së Botës në nëntor, dhe mund të pritet që sulmuesi norvegjez të shënojë shumë gola kur dihet se do të luajë në katër gara të ndryshme.

Lajme të ngjashme