Henry dëshiron ta sheh Osimhenin në Premierligë
Legjenda franceze Thierry Henry do të donte ta shihte sulmuesin Victor Osimhen në Premierligë, me yllin e Napolit që kërkohet nga Arsenali dhe Chelsea.
Nigeriani vlerësohet si ndër lojtarët me më perspektivë në futbollin evropian, sidomos pasi ndihmoi skuadrën italiane ta fitojë titullin sezonin e kaluar për herë të parë në 33 vite.
Edhe pse rinovoi kontratën, ky pritet të jetë sezoni i fundit në Itali meqenëse ka vendosur një klauzolë lirimi në vlerën e 120 milionë eurove.
Kësisoj, dy rivalët Chelsea dhe Arsenal kanë shprehur interesim të madh për sulmuesin dhe Henry e ka këshilluar që sa më parë të kalojë në kampionatin anglez.
“Mendoj se është diçka që Mikel Arteta do të shikojë në fundin e sezonit dhe të sheh se kë mund të sjellë në skuadër”.
“Ai (Osimhen) e tregoi vitin e kaluar se çfarë mund të bëjë. Ai e fitoi çmimin e lojtarit të vitit në Afrikë gjithashtu. Do të doja ta shihja tani, se çfarë mund të bëjë në Premierligë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, problemi i vetëm për skuadrat angleze mund të jetë PSG – të cilët e shohin Osimhen si adekuati për ta zëvendësuar Kylian Mbappen që tashmë e ka njoftuar largimin në fundin e sezonit.