Henry: Barcelona u rikthye si në ditët e lavdisë, askush më s'do të arrijë t’i ndalë
Legjenda e Barcelonës Thierry Henry beson se ish klubi është rikthyer si në ditët e lavdisë, ndërsa askush më nuk do të jetë në gjendje për t’i ndalur.
Henry ka pasur lëvdata të mëdha për paraqitjen e katalunasve ndaj Real Madridit, të cilën e turpëruan me rezultat 0:4.
Ai e krahasoi këtë ekip të Barcelonës me atë të vitit 2011, ku Yamal është Messi, Raphinha si Ronaldinho dhe Pedri ka ngjashmëri me Iniestan.
“Barcelona është kthyer si në ditët e lavdisë, asnjë skuadër më nuk do të jetë në gjendje t’i ndalë”.
“Yamal si Messi, Raphinha ka nuanca të Ronaldinhos si dhe Pedri ka ngjashmëri me Iniestan”.
“Është njëjtë si Barcelona e vitit 2011. Askush nuk do të arrijë t’i përballojë, do t’i fitojnë të gjitha ndeshjet dhe secila skuadër që iu del përpara do ta kenë të njëjtin përfundim”, nënvizoi legjenda franceze.
Barcelona përndryshe rikthehet në “aksion” vikendin tjetër si mysafir i rivalit lokal Espanyol.