“Hedhje sikur në xhudo” – Pamje nga rrahja brutale mes Real Madridit dhe Partizanit - NACIONALE

“Hedhje sikur në xhudo” – Pamje nga rrahja brutale mes Real Madridit dhe Partizanit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ndeshje e Euroligës në basketboll mes Real Madridit dhe Partizanit të Beogradit u anulua më pak se dy minuta pasi basketbollistët e të të dy skuadrave u përfshinë në një rrahje të madhe mes vete.

Madridi po humbte 95:80 në shtëpi – dhe po shkonte drejt rezultat 0:2 me ndeshje në serinë e playoff-it – kur një ndërhyrje e ashpër nga basketbollisti i Madridit Sergio Llull ndaj amerikanit Kevin Punter i zemëroi lojtarët e Partizanit dhe çoi në përjashtimin e të dy bankave.

Pati shumë grushte dhe dy lojtarë – një nga secili ekip – u hodhën në tokë nga kundërshtarët gjatë përleshjes në kryeqytetin spanjoll.

Zyrtarët i shikuan xhirimet e përsëritura për disa minuta para se të vendosnin për ta anuluar tërësisht ndeshjen kur kishin mbetur edhe 1:40 lojë, për shkak se asnjëri ekip nuk e kishte numrin e nevojshme prej dy lojtarëve të paktën për ta vazhduar ndeshjen.

Ndeshja u cilësua si e përfunduar me Partizanin si fitues.

Euroliga i dënon fuqishëm ngjarjet që ndodhën në fund të ndeshjes. Ngjarjet e tilla nuk i përfaqësojnë vlerat e nderit që liga dhe klubet e saj i promovojnë dhe të cilat sporti i basketbollit i përqafon”, tha liga e basketbollit evropian në një komunikatë.

Liga tha se komiteti i vet i pavarur disiplinor do ta marrë një vendim për incidentet jashtë parketit në përputhje me procedurat në fuqi brenda 24 orëve.

Në mesin e ish-lojtarëve të NBA-së që u përfshinë në këtë përleshje ishin edhe Dante Exum i Partizanit dhe Guerschon Yabusele dhe Džanan Musa të Madridit.

Exum, i cili luajti për shtatë sezone për Utah Jazz dhe Cleveland Cavaliers dhe i ndihmoi Australisë ta fitojë medajen e bronztë në Lojërat Olimpike 2020, e këputi tendonin në gishtin e madh pasi Yabusele e hodhi në parket sikur të ishte një xhudist.

Ai u pa më vonë duke u larguar nga palestra me paterica.

“Mënyra se si Yabusele e hodhi atë me një lëvizje sikur në xhudo, është për burg, për pezullim të përjetshëm nga basketbolli. Exum ka mundur ta thyente shtyllën kurrizore për shkak të mënyrës sesi Yabusele e hodhi atë, apo ta lëndonte seriozisht kokën dhe karriera e tij të merrte fund”, tha mjeku i Partizanit Moma Jakovlejvic.

“Kjo ishte e tmerrshme, nuk kam parë kurrë në jetë diçka të tillë”.

Ndeshje e tretë e serisë me pesë ndeshje do të zhvillohet të enjten në kryeqytetin serb Beograd.

Trajneri i Partizanit, Zeljko Obradovic, tha se gjithçka ndodhi për shkak se lojtarët nuk arritën t’i kontrollonin emocionet e veta dhe se pas ndeshjet ata u përshëndetën njëri me tjetrin dhe gjithçka mbaroi ty mes tyre.

Partizani e kishte fituar lojën e parë në Madrid 89:87./Nacionale/

Lajme të ngjashme