Havertz jep një përgjigje brutale për ish bashkëlojtarët e Chelseas - NACIONALE

Havertz jep një përgjigje brutale për ish bashkëlojtarët e Chelseas

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Kai Havertz ka insistuar në mënyrë brutale se nuk dëshiron ta shihte asnjë nga lojtarët e Chelseas në skuadrën aktuale të Arsenalit.

Gjermani i dha fund qëndrimit trevjeçar te “Blutë” në qershorin e vitit 2023, duke iu bashkuar rivalit Arsenal.

Në një intervistë së fundmi u pyet nëse ka ndonjë lojtarë të Chelseas që do të dëshironte ta shihte te Arsenali, por përgjigja e mesfushorit sulmues ishte brutale.

“Nuk e di, mendoj se i kemi të gjithë këtu. Jam i lumtur me skuadrën aktuale”.

Pastaj, kur u pyet se nëse do të donte ta transferonte Joao Felixin, Havertz shtoi: “Është lojtar i shkëlqyer, me kualitet të lartë sigurisht. Por, po, më duhet të them se jam i kënaqur me skuadrën aktuale”.

Havertz impresionoi te Arsenali në përballjen e fundit ndaj Brounemouth, ndërsa klubi londinez po shpreson në një gabim të Cityt për ta fituar titullin e Premierligës.

Havertz ndërkohë ka qenë fantastik duke shënuar 12 gola dhe dhuruar gjashtë asistime në këto 35 paraqitje deri më tani në kampionatin anglez.

Lajme të ngjashme