Harry Maguire: Po luaj shumë mirë dhe po bëj ushtrime shtesë, pyetni kë të doni
Harry Maguire pretendon se ka luajtur shumë mirë sa herë që i është dhënë mundësia të paraqitet për Manchester Unitedin këtë sezon.
Qendërmbrojtësi anglez e humbi vendin e titullarit në Unitedit këtë sezon, pas ardhjes së Lisandro Martinezit nga Ajaxi, duke i bërë vetëm 12 paraqitje në Premierligë deri tani.
Por megjithëse ka luajtur shumë më keq nën urdhrat e trajnerit Erik ten Hag, Maguire këmbëngul se ka bërë lojë shumë të mirë sa jerë që i është dhënë mundësia të luajë dhe se po stërvit më shumë se të tjerët.
Maguire luajti titullar në fitoren e Unitedit 2:0 kundër Evertonit të shtunën në Premierligë.
“Puna ime është të jem gati dhe të stërvitëm sa më shumë që mundem. Nëse e pyesni këdo në zhveshtore sa mirë stërvitem, unë ushtroj fort dhe si në garë për çdo gjë, qoftë një lojë futbolli të vogël apo posedim topi, dhe unë gjithmonë bëj ushtrime shtesë”, tha Maguire.
Ai shtoi: “Këtë e kam dëshmuar sepse sa herë më është dhënë mundësia për klubin këtë vit dhe për kombëtaren në kualifikime për Evropian, ndiej se kam bërë shumë mirë dhe po luaj shumë mirë”.
“Unë kam luajtur shumë mirë sivjet, por e kuptoj se kemi qendërmbrojtës të mahnitshëm në klub”.
