Harry Kane pranë kalimit te Bayern Munich - NACIONALE

Harry Kane pranë kalimit te Bayern Munich

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Harry Kane është afër t’i bashkohet Bayern Munichut, ku gjithçka mund të kompletohet të hënën nëse takimi ndërmjet drejtuesve shkon sipas planit.

Drejtuesit e Bayern Munichut janë optimist se një marrëveshje mund të arrihet, pavarësisht që janë me “distancë” larg kartonit të 30-vjeçarit.

Bayern Munich është i gatshëm të ofrojë rreth 75 milionë funte, pavarësisht që e shohin si vlerë të lartë për një lojtar që do të jetë agjent i lirë në 2024.

Trajneri Thomas Tuchel e ka kërkuar një qendërsulmues si prioritet, meqenëse Sadio Mane është afër t’i bashkohet Al Nassr në një marrëveshje prej 25 milionë funteve.

Por problemi kryesor mbetet te Tottenham, që e vlerësojnë kartonin e anglezit rreth 90 milionë funte.

Sidoqoftë, Bayern Munich po shpreson që Kane të mos jep shenja që mund të rinovojë kontratën, kësisoj Spurs do të ishin te detyruar ta shesin këtë verë.

Presidenti i “Bavarezzëve” Hervert Hainer veçse e ka konfirmuar se po tentojnë ta transferojnë Kane sa më parë.

Këtu në Bundesliga nuk kemi shumë yje ndërkombëtarë më. Bayern gjithnjë provon të sjellë yjet”.

Harry Kane është lojtar tejet atraktivë, kapiten i Anglisë si dhe top golashënues. Ai do të na ndihmonte ne dhe Bundesligan”.

Edhe pse me një vit të mbetur në kontratë, kërkesat për Kane mund të ndikojnë që të thyhet rekordi për transferimin më të shtrenjtë brenda klubit gjerman.

Momentalisht, arritja më e shtrenjtë te “Bavarezzët” është Lucas Hernandez që kushtoi plot 68 milionë funte.

Lajme të ngjashme