Harry Kane barazoi rekordin e legjendës angleze me golin ndaj Galatasaray
Sulmuesi Harry Kane shënoi golin e 23-të në Ligën e Kampionëve, duke barazuar rekordin e Frank Lampardit në këtë kompeticion.
Kapiteni i Anglisë po vazhdon të shkëlqejë te Bayern Munich, ku sërish kishte rol kyç.
Përpos një goli të bukur, Kane dhuroi edhe një asistim në fitoren 1:3 ndaj Galatasarayt, fitore që i dërgoi në kreun e grupit A me nëntë pikë.
Me këtë gol, Kane barazoi rekordin e Lampardit në Ligën e Kampionëve ku realizoi 23 gola për 35 ndeshje, derisa legjendës së “Bluve” iu nevojiten plot 105 paraqitje.
Dhe duke parë formën momentale, 11 gola në 12 ndeshje, Kane shumë shpejtë edhe mund të bëhet golashënuesi numër një anglez në historinë e Ligës së Kampionëve.
Këtë rekord momentalisht e mban Wayne Rooney me 30 gola, derisa para tij ndodhen edhe Raheem Sterling me 27 si dhe Paul Scholes me 24.
Sidoqoftë, rekordi s’ishte në mendjen e Kane që u ndje i lumtur me tre pikët e fituara në Turqi.
“Ishte vërtetë fitore shumë e rëndësishme. Është vështirë të luash këtu. Stadium i fortë me tifozët e zjarrtë. Ishte shumë vështirë për ne, sidomos në pjesën e parë”.