"Hap i duhur", Mane tregon bisedën që kishte me CR7 pasi u largua nga Liverpooli - NACIONALE

"Hap i duhur", Mane tregon bisedën që kishte me CR7 pasi u largua nga Liverpooli

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Sadio Mane ka zbuluar se vetë Cristiano Ronaldo e kishte uruar pasi u largua nga Liverpooli për t'iu bashkuar Bayern Munichut verën e kaluar.

Pas gjashtë viteve të suksesshme në "Anfield", Mane befasoi të gjithë duke nënshkruar për "Bavarezzët" në një marrëveshje 35 milionë funtesh.

30-vjeçari së fundmi ka treguar se ishte takuar me Ronaldon sa ishte në Mallorca dhe që ky i fundit e uroi për kalimin te gjiganti gjerman.

"U takova me Cristiano Ronaldon në Mallorca para këtij sezoni sapo transferimi im ishte kompletuar".

"Ai më uroi dhe më tha: "Një klub i mirë. Është hap i duhur për ty", tregoi senegalezi.

Mane e ka nisur karrierën në Gjermani për mrekulli me 11 gola dhe katër asistime në 24 ndeshje, por ka pësuar disa lëndime që ia pamundësuan të luajë vazhdimisht për Bayernin.

"Liga është shumë e ngushtë, e balancuar. Shikoni sa afër janë skuadrat në krye. Duke parë tifozët brenda stadiumeve, pse dikush mund t'i thotë jo Bundesligas?".

"Kjo do të më befasonte. Ti ndonjëherë e nënvlerëson Bundesligan. Kjo është treguar me sukseset në vitet e fundit në Ligën e Kampionëve", përfundoi ai.

Mane ka pasur një karrierë të shkëlqyeshme te Liverpool duke shënuar 120gola dhe dhuruar 48 asistime në 269 ndeshje për klubin duke fituar Premierligën, Ligën e Kampionëve, FA Cup, Kupën e Ligës dhe Kupën e Botës për klube.

Së fundmi, ai u rikthye nga lëndimi i pësuar që një kohë dhe pritet të jetë titullar për përballjen kthyese ndaj PSG-së në raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme