Hansi Flick lavdëron Barcelonën pas fitores ndaj Sevillas
Trajneri Hansi Flick ishte krenar me lojtarët në fitoren 4:1 të Barcelonës në udhëtim te Sevilla, duke i lavdëruar për maturinë në kontrollimin e lojës me 10 lojtarë në fushë.
Barcelona ishte me një lojtar më pak që nga minuta e 60-të, pra kur ishin në epërsi prej 1:3, mirëpo ia dolën që jo vetëm ta ruajnë rezultatin por edhe të shënojnë edhe një tjetër gol.
“E vlerësoj këtë fitore kaq shumë, ishin brilant, treguan karakter dhe forcë”.
“Në pjesën e parë luajtëm mirë dhe në të dytën bëmë punë të shkëlqyer, por pas kartonit të kuq duhet të luftonim. Ishte mirë ta shihnim atë që bëmë dhe e morëm fitoren”.
“Lojtarët treguan maturi dhe ishte fantastike. U mbrojtëm mirë dhe jam i lumtur për këtë. Arritën t’i ndalin lojtarët në krahë, që janë shumë të rrezikshëm. Mendoj se ishim shumë të mirë”, deklaroi tekniku gjerman.
Me këtë fitore, Barcelona shkoi në kuotën e 48 pikëve si pozitë e tretë në La Liga, ndërsa tani është vetëm dy pikë prapa Real Madridit.
Kujtojmë, katalunasit do të kenë disa ditë pushim shkaku që nuk luajnë këtë mesjavë, pasi janë të kualifikuar direkt në 1/8 e finales së Ligës të Kampionëve.