Handanovic përshëndetet me Interin: I mërzitur, por edhe i lumtur gjithashtu
Portieri Samir Handanovic zyrtarisht ka lënë Interin pas plot 11 viteve, ku i ka falënderuar tifozët për këtë rrugëtim të gjatë.
“Neurazzurët” njoftuan se slloveni do të largohet këtë verë, duke i lejuar ata të kompletojnë transferimet e dy portierëve të rinj, Yan Sommer dhe Anatoliy rubni.
Në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, Handanovic ka falënderuar tifozët për këtë mbështetje të madhe 11-vjeçare.
“Pas 11 viteve, nuk e di si ta quaj të gjithën... do të provoj sepse jam i mërzitur por në të njëjtën kohë i lumtur sepse e kam bërë ëndrrën realitet për një kohë të gjatë”.
“Do të më mungoj Interi, stadiumi San Siro, tifozët, dëshira kur stadiumi të shtynë. Ata të mësojnë, ta shpjegojnë pasionin dhe kurajën dhe pse duhet të sakrifikosh veten për t’i mbërritur këto emocione”.
“Shumë beteja të fituara dhe disa sfida të humbura, zhgënjime dhe kënaqësi. Provova të jem burrë duke u bërë futbollist”.
“I falënderoj të gjithë. Kolegët për shumë vite te Neurazzuri, trajnerët, stafin, doktorët, fizioterapeutët, punëtorët e magazinës, të gjithë bashkëpunëtorët, presidentët dhe drejtuesit e këtyre viteve që kanë qenë kaq të ndryshëm, sa kam jetuar në një mënyrë kaq të thellë dhe me një ndjenjë të fortë përkatësie sa nuk mund ta imagjinoja më parë.
“Do të doja të falënderoja këndin tonë të magazinës ku fituam ndeshjet që humbëm dhe festuam ato që fituam, megjithëse shumë nuk do ta kuptojnë kurrë… Dëshiroj t'i kushtoj një falënderim të veçantë Curva Nord. Përveç dashurisë për këto ngjyra, na bashkoi mënyra e drejtpërdrejtë, praktike, e sinqertë dhe konsekuente e të parit të futbollit, që nuk është ajo e fjalëve dhe muhabetit”.
“Sepse gjithmonë e kam pasur të qartë ndërgjegjen për ndryshimin dhe respektin e ndryshëm që meriton ata që paguajnë të gjykojnë dhe komentojnë, edhe nëse e kanë gabim, dhe ata që paguhen për ta bërë këtë, në mënyra të ndryshme të mundshme”.
“Sa krenare jam që kam veshur këtë këmishë dhe këtë shirit. E kam përjetuar këtë privilegj duke dhënë gjithmonë më të mirën time. Do të përpiqem të luaj edhe disa vite, kjo është lamtumirë, por do të mbetem gjithmonë një nga ne. Faleminderit", shkroi ai.
Për gjatë 455 paraqitje për Interin, Handanovic mbajti portën e paprekur në 166 paraqitje duke pranuar 471 gola. Ai u ndëshkua tre herë me kartonë të kuq dhe mori 22 kartonë të verdhë.