Hakmerret ATP, pasi u hakua për t’u uruar 28 nëntori, në momentin e parë kthehet fotoja e serbit Djokovic - NACIONALE

Hakmerret ATP, pasi u hakua për t’u uruar 28 nëntori, në momentin e parë kthehet fotoja e serbit Djokovic

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në orët e para të mëngjesit, faqja e organizatës më të madhe të tenisit, ATP, në Facebook u hakua, nga ku u urua 28 nëntori, apo Dita e Flamurit, por ata kanë reaguar shpejt për ta kthyer në kontroll gjithçka dhe u hakmorrën duke vendosur foton e tenistit serb Novak Djokovic.

Organizata ATP është në kuadër të federatës së Tenisit (ITF) dhe nëpërmjet saj organizohet turnetë më të mëdhenj si Grand Slams.

Fillimisht në orën nëntë të mëngjesit, u urua Dita e Pavarësisë, ku në të shkruar u dallua se ishte hakuar, dhe më pas u ndrrua dhe Cover, ku u vendos flamuri i famshëm Autochthonous.

Por kjo nuk zgjati shumë dhe faqja e ATP Tour u kthye në pronësinë e mëparshme dhe reagimi ishte i shpejtë.

Nuk dihet nëse është e rastësishme, por në Cover u kthye një foto e 15 qershorit, ku është serbi Novak Djokovic.

Lajme të ngjashme