Hakimi mund të ftohet për ndeshjet e PSG-së, pavarësisht se mbi të rëndon një akuzë për sulm seksual
Ylli i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, do të jetë i gatshëm për t’u ftuar nga skuadra e tij në ndeshjet e ardhshme, pavarësisht se mbi të rëndon një akuzë për sulm seksual ndaj një vajze që paraqiti ankesën në polici gjatë ditës së hënë.
Pasi u zbulua se ai është nën hetimin e policisë gjatë ditës së hënë, Paris Saint-Germain do të vazhdojë të thërras mbrojtësin Hakimi për ndeshjet e tyre të ardhshme.
Të hënën u zbulua se Hakimi po hetohej nga prokurorët francezë për sulm seksual, me incidentin e supozuar që ndodhi në shtëpinë e tij në Paris të shtunën, më 25 shkurt.
Të martën, avokatët e Hakimit lëshuan një deklaratë duke mohuar çdo pretendim në emër të lojtarit, duke thënë: "Akuzat janë të rreme. Ai është i qetë dhe është në dispozicion të drejtësisë".

ESPN tani po raporton se hetimi nuk do të ketë asnjë ndikim në qasshmërinë e marokenit për përzgjedhje nga PSG-ja.
Hakimi do të ketë të drejtë të përballet me Nantesin në Ligue 1 të shtunën, pasi ka humbur dy ndeshjet e fundit të ligës për shkak të një problemi me lëndimin e hamstringut.
Lojtari i Marokut ishte i pranishëm për çmimet e më të mirëve nga FIFA të hënën, ku u emërua në formacionin e vitit.

Pas ndeshjes së tyre në Ligue 1 në shtëpi ndaj Nantes, PSG udhëton te Bayern Munich të mërkurën e ardhshme në një ndeshje të vështirë të 1/8 së Ligës së Kampionëve, ku skuadra e Christophe Galtier do të synojë të përmbysë rezultatin 1:0 nga ndeshja e parë, për t’u kualifikuar tutje.
