Ylli i PSG-së nën hetime për një sulm të dyshuar seksual - NACIONALE

Ylli i PSG-së nën hetime për një sulm të dyshuar seksual

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, raportohet se është nën hetime për një sulm seksual.

Sipas të gazetës prestigjioze franceze, Le Parisien, mbrojtësi maroken është duke u hetuar, pas akuzave të ngritura ndaj tij.

Ndaj 24-vjeçarit u bë një kallëzim të dielën, më 26 shkurt, për një incident që dyshohet se ka ndodhur në shtëpinë e tij në zonën e Boulogne të Parisit të shtunën, më 25 shkurt.

Viktima, 23-vjeçare, tregoi se nuk dëshironte të paraqiste një ankesë por të bënte një deklaratë për përdhunim.

Prokurorët hapën një hetim ndaj Hakiimit, pasi viktima e supozuar shkoi në një komisariat për të dhënë një deklaratë.

L'international marocain Achraf Hakimi, 24 ans, est un des joueurs les plus populaires du PSG. LP/Arnaud Journois

Takimi në Instagram

Zyra e prokurorit publik e mori fillimisht vetë çështjen në duar, para se ta delegonte në atë të Nanterres, pasi sulmi thuhet të ketë ndodhur në këtë zonë, por si erdhi deri te njohja e Hakimit me vajzën që pretendon se është sulmuar seksualisht?

Sipas fakteve të mbledhura, kontaktet e para kanë qenë më 16 janar në rrjetin social Instagram, ndërsa të shtunën që lamë pas, vajza kishte shkuar në shtëpinë e mbrojtësit maroken.

Achraf Hakimi 16:9

Akuza ndaj Hakimit

Në ankesën e dhënë në komisariat, vajza në fjalë tha se Achraf Hakimi filloi me ngacmime për të përfunduar me akte të padëshiruara nga vetë ajo, por ajo kishte arritur të shpëtonte, e pastaj duke thirrur dikë në telefon për ta larguar nga aty.

Hakimi ka munguar në dy ndeshjet e fundit të PSG-së në Ligue 1, pasi lëndimi që pësoi në ndeshjen ndaj Bayern Munichut në hamstring, doli të ishte shqetësim më i madh.

Lajme të ngjashme