Hadërgjonaj për mediumin zviceran: Do të jetë ndeshja më e madhe në ‘shtëpi’ që Kosova ka pasur ndonjëherë - NACIONALE

Hadërgjonaj për mediumin zviceran: Do të jetë ndeshja më e madhe në ‘shtëpi’ që Kosova ka pasur ndonjëherë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka bërë një intervistë me mediumin zviceran 20min.ch, ku ndër të tjera ka thënë se ndeshja Zvicër - Kosovë, do të jetë ndeshja më e madhe në shtëpi e Kombëtares së Kosovës, në kuptimin që stadiumi në Bazel do të jetë i mbushur me shqiptarë.

Hadërgjonaj nuk ishte në skuadër për ndeshjen me Izraelin, ai shpjegoi arsyet se pse mungoi.

“Meqenëse loja jonë u shty për një datë kur ende po zhvilloheshin ndeshjet e klubeve dhe ne jemi dy lojtarë të kombëtares së Kosovës në Alanyaspor, klubi vendosi që vetëm njëri prej nesh të mund të shkonte në kombëtare. Kështu që qëndrova në Turqi dhe të hënën udhëtova për në Prishtinë.”

Ylli kosovar iu gëzua suksesit të bashkëlojtarëve për tre pikët ndaj Izraelit, por tha se një lojë futbolli ishte e pamundur në atë fushë.

“Fitorja ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për ne dhe tregon se jemi në rrugën e duhur si ekip. Sidoqoftë, lëndina nuk kishte asnjë lidhje me futbollin. Një lojë ishte pothuajse e pamundur. Është i vetmi stadium në Kosovë që mund të presë ndeshje ndërkombëtare. Ka shumë ndeshje, fusha po përdoret shumë dhe moti i keq sigurisht që nuk ka ndihmuar.”

I pyetur nga gazetari se ndeshja në Saint Jakob-Park do të jetë si ndeshje në shtëpi për Kosovën, Florenti dha një përgjigje duke qeshur.

Por, pritjet për ndeshjen në Bazel janë edhe më të mëdha: “Për sa i përket numrit të tifozëve në stadium, ndoshta do të jetë ndeshja më e madhe në shtëpi që kemi pasur ndonjëherë si Kombëtare e Kosovës”.

“Po, nga ajo që dëgjojmë, do të jetë një atmosferë shumë e fortë. Për sa i përket numrit të tifozëve në stadium, ndoshta do të jetë ndeshja më e madhe në shtëpi që kemi pasur ndonjëherë si kombëtare e Kosovës. (qesh)”

Mbrojtësi kosovar i lindur në Zvicër me këtë aludoi se stadiumu ku ndeshja zhvillohet, është më i madh se ai në Fadil Vokrri, dhe se do të ketë tifozë shqiptarë në shumicë.

Lajme të ngjashme