Hadërgjonaj optimist: Kemi një shans të mirë për të shkuar në Botëror - NACIONALE

Hadërgjonaj optimist: Kemi një shans të mirë për të shkuar në Botëror

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Florent Hadërgjonaj është optimist se Kosova mund t’i mposhtë të gjithë kundërshtarët dhe të kualifikohet për herë të parë në Kampionatin Botëror.

Futbollisti i Alanyaspor në një intervistë për “Blick” thotë se pret një përballje të vështirë dhe emocionuese ndaj Zvicrës, ndërsa është i sigurt se stadiumet do të jenë të mbushura plotë.

“E njohim mirë njëri-tjetrin dhe jemi të pamposhtur ndaj Zvicrës. Është e qartë se është grupi më i fortë dhe emocionues në këto kualifikime”.

“Sllovenia? Mund të jenë gjithçka por jo të dobët, kanë kualitet në sulm. E pamë në Kampionatin Evropian sa të kompunuar janë si skuadër dhe gjithashtu kanë lojtarë individualë të mirë”.

“Përballja me Zvicrën? Stadiumi në Prishtinë dhe Zvicër padyshim që do të jetë i plot sërish. Kualifikueset në Evropianin e fundit ishin shumë të veçanta për mua dhe familjen time”.

I pyetur për favoritin, Hadërgjonaj shtoi: “Do të jetë një sfidë e madhe për ne, por më në fund mund të arrijmë diçka historike. Mendoj se kemi një shans që të shkojmë në Kupën e Botës dhe padyshim do të provojmë deri në fund”.

Kosova më 5 shtator do t’i nis kualifikueset si mysafir i Zvicrës, ndërsa tre ditë më vonë e pret Suedinë. Mirëpo fillimisht “Dardanët” po e synojnë kualifikimin në Ligën B të Ligës së Kombeve, andaj do të zhvillojnë dy përballje me Islandën në muajin mars.

Lajme të ngjashme