Hadërgjonaj: Njerëzit s’e dinë sa baner i rëndë ishte për ne, gjyqtari ndryshoi pas ndërprerjes
Mbrojtësi Florent Hadërgjonaj thotë se baneri i shfaqur në Rumani ka qenë shumë i rëndë, derisa akuzoi gjyqtarin se veproi kundër Kosovës pas pezullit të ndeshjes.
Mbrojtësi dardan ka dhënë një intervistë të gjatë për “20min”, duke treguar se çfarë ndodhi në takimin e të shtunës mbrëma.
“E dinim paraprakisht se këso gjëra mund të ndodhin, pasi kishin ndodhur në ndeshjen e parë, por jo në atë mënyrë. Ata u ngritën dhe këndonin “Kosova është Serbi”. Pas kësaj u ankuam te gjyqtari. Ai vendosi ta ndërprejë ndeshjen derisa baneri u largua ose tifozët përgjegjës të largohen, prandaj shkuam në zhveshtore”.
“Për një kohë të gjatë nuk e dinim çfarë do të ndodhte. Gjyqtari doli sërish jashtë dhe baneri ishte aty. Ai tha se do t’iu jepte edhe një shans për ta larguar banerin, përndryshe do ta suspendonte ndeshjen. Provuam të qëndronim të përgatitur dhe të fokusohemi në futboll. Pasi u largua baneri, ne vazhduam me parapërgatitje”.
“Ishte një zhurmë shumë e madhe. Pas kësaj, gjërat vazhduan qetë dhe pa ndonjë incident tjetër”.
Hadërgjonaj tregoi se vazhdon t’iu dhembë gjërat që ndodhën në kohën e luftës.
“Donim të paraqiteshim me mentalitet të lartë, por s’është e lehtë kur ndërprehesh në atë mënyrë. Gjithçka ishte kaos, u doke sikur gjyqtari u zëvendësua. Nuk e di nëse ndjeu presion, por nuk merret vendime në favorin tonë. Sigurisht s’është arsyetim për humbje. Është turp për ne që nuk e dënuam Rumaninë me humbje. Më dhëmb që s’arritëm t’ua mbyllim gojën në futboll”.
“Si reaguan lojtarët rumun? Disa na kërkuan falje, të tjerët ishin më pak të kuptueshëm”.
“Njerëzit s’e dinë se çfarë nënkuptojnë banerat kundër nesh. Neve ende na dhëmb, pavarësisht që lufta ishte para një kohe shumë të gjatë. Kemi vuajtur si shtet. Jam në dijeni për provokimeve në futboll, kjo e bën futbollin më emocionues. Sidoqoftë, provokimet duhet të kenë një limit”.
Përndryshe, Kosova pësoi humbje me rezultat 2:0 duke mbaruar edhe ëndrra për Kampionat Evropian.