Haalandi Grealishit: Unë të dua, ti e di - NACIONALE

Haalandi Grealishit: Unë të dua, ti e di

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ishte aq i gëzuar sa nuk arriti ta kontrollonte vetën duke dhënë prononcimin e tij për Sky Sports, ku ai shpërtheu duke përqafuar Jack Grealish, e duke iu drejtuar me fjalët ‘Unë të dua dhe ti e di këtë’ teksa u përcoll edhe me fjalë të papërshtatshme, çka çuan televizionin të kërkonte falje për fjalorin.

Manchester City fitoi titullin e tretë radhazi në Premierligë të dielën pasi mundi Chelsean 1:0 në stadiumin Etihad me golin e shënuar nga Julian Alvarez në minutën e 12-të.

Erling Haaland ishte në qefin më të madh, pasi fitoi trofeun e tij të parë që nga transferimi në Angli në verë. Në pamundësi për të kontrolluar emocionet e tij, norvegjezi ndërpreu intervistën e shokut të skuadrës Jack Grealish për Sky Sports teksa anglezi po ndante përvojën e tij pasi fitoi titullin e tij të dytë në Premierligë.

Haaland u shfaq papritur, e përqafoi Grealishin dhe i tha atij 'I f*cking love ya (Të dua, dreqi ta hajë)' drejtpërdrejt në kamera, gjë që e detyroi prezantuesin e Sky, Dave Jones t'u kërkonte falje shikuesve të tyre për shkak të përdorimit të gjuhës eksplicite.

Qytetarët janë në rrugën e duhur për t'u bërë klubi i parë anglez që nga Manchester United që fiton tripletën këtë sezon. Pas vulosjes së titullit të Premierligës, tani ata do të synojnë të mposhtin Manchester United dhe Interin në finalet e FA Kupës dhe Ligës së Kampionëve, respektivisht, për të përmbushur aspiratat e tyre për një sezon të kompletuar.

Skuadra e Pep Guardiolës ndeshjen e radhës e zhvillon kundër Brighton në Premierligë më 24 maj.

Lajme të ngjashme