Haaland tregon se çfarë ushqimi e konsumon para ndeshjes
Ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka treguar zgjedhjen e tij të çuditshme të ushqimit para ndeshjeve.
Përveç të qenit një nga sulmuesit më të mirë në botë, nëse jo më i miri, reprezentuesi norvegjez ka krijuar një reputacion paksa të keq jashtë fushës me intervistat e tij. Si person i çuditshëm është vënë në pah përsëri kur flet për atë që i pëlqen të konsumojë para ndeshjeve të Cityt.
Kur u pyet se cilat janë ushqimet e tij të preferuara, ai u përgjigj për BBC Sport: "Në ditën e lojës apo në përgjithësi? Nga ushqime të lehta... qumësht i papërpunuar."
Erling Haaland's definition of a snack is different to most🤣#BBCFootball pic.twitter.com/i9OkHKCiJz
— BBC Sport (@BBCSport) August 24, 2024
Zgjedhje e çuditshme apo jo, kjo rutinë funksionon qartë për ish-yllin e Borussia Dortmundit, Haaland, i cili ka qenë shumë i suksesshëm në çdo ekip ku ka qenë. Më parë është zbuluar se ai konsumon rreth 6000 kalori në ditë dhe dieta e tij përfshin zemrat dhe mëlçitë e lopës. 24-vjeçari shënoi 52 gola në sezonin 2022/23 dhe 38 gola sezonin e kaluar, kështu që ai duhet të vazhdojë të bëjë atë që po bën me ushqimet para ndeshjes, pasi kjo po del të jetë e suksesshme për të.

Skuadra e Haalandit do të përballet me Ipswich Townin e sapopromovuar të shtunën pasdite (sot), përpara se të përfundojë gushtin me një udhëtim në West Ham një javë më vonë.