Haaland: Tre pikë, fillimi perfekt - NACIONALE

Haaland: Tre pikë, fillimi perfekt

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ylli i Manchester Cityt Erling Haaland është ndarë shumë i lumtur me fitoren ndaj Chelseas.

Norvegjezi realizoi në fitoren e “Qytetarëve” 2:0 ndaj Chelseas, me Cityn që e nisi në mënyrën më të mirë.

Për “Sky Sports” pas ndeshjes, Haaland tha se ishte irrituar nga një goditje që portieri i Chelseas i kishte ndalur sezonin e kaluar, andaj është i lumtur me “hakmarrjen”.

“Tre pikë, fillimi perfekt. Ndeshjet e para janë gjithmonë të vështirë, nuk ka rëndësi nëse kishe parasezon apo jo. Kam pasur parasezon të gjatë, por nuk ndjehem perfekt. Nuk jam në formën perfekte, ishte mirë që e morëm fitoren”.

“E dija saktësisht çfarë të bëjmë, ishte gol shumë i mirë. Më kujtohet vitin e kaluar, ai bëri një pritje të bukur, më kishte irrituar që një kohë të gjatë prandaj ishte goli perfekt”.

“Dua të përfshihem më shumë në lojë, këtë e dëshiron edhe Pepi. Por, në këso ndeshje si të përfshihem më shumë? Kjo është pyetje milion dollarësh, dua të asistoj më shumë që të kompletohem”.

Lajme të ngjashme