Haaland te Barcelona? Laporta: S’na duhen transferime që e prishin harmoninë e skuadrës - NACIONALE

Haaland te Barcelona? Laporta: S’na duhen transferime që e prishin harmoninë e skuadrës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta thotë se klubit nuk i nevojiten transferimet e mëdha, si ylli i Manchester Cityt Erling Haaland.

Që sa kohë flitet për një kalim të mundshëm të norvegjezit në “Camp Nou”, pasi Kylian Mbappe po kalon te Real Madridi, me shpresën që të rikthehet rivali i vjetër, si Messi e Ronaldo.

Megjithatë, Laporta e ka mohuar këtë mundësi duke qenë i qartë në një intervistë për “Mundo Deportivo”, se Barcelonës i nevojiten lojtarë që punojnë për skuadrën.

“Nuk na duhet asnjë transferim i madh. Do të ketë disa lëvizje në verë, por jo të mëdha, vetëm disa lojtarë që luajnë për skuadrën”.

“Prioriteti ynë është t’i besojmë skuadrës që kemi, nuk duam të nënshkruajmë me lojtarë që mund ta shqetësojnë harmoninë tonë”, tha ai.

Ndërkohë, Barcelona këtë sezon ka qenë e dobët në aspektin sportiv duke humbur finalen e Superkupës së Spanjës, është eliminuar në Kupën e Mbretit, tetë pikë prapa Realit në La Liga, por ka arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve – ku përballet me PSG-në.

Pra, Liga e Kampionëve, trofeu që s’e kanë fituar që nga viti 2015 mbetet shpresa e vetme e katalunasve, në mënyrë që të mos e mbyllin sezonin pa trofe.

Lajme të ngjashme