Haaland shënon pas 29 ditësh pa gol në Premierligë (VIDEO) - NACIONALE

Haaland shënon pas 29 ditësh pa gol në Premierligë (VIDEO)

1 vit më parë

nga NACIONALE

Manchester City ka arritur ta barazojë rezultatin në 1:1 ndaj Crystal Palace, në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të javës së 15-të të Premierligës.

Munoz shënoi për 1:0 vetëm katër minuta pasi filloi takimi.

Qytetarët u kthyen në lojë me golin e Erling Haaland, që realizoi në minutën e 30-të pas asistimit të Nunes.

Për yllin norvegjez ky është goli i parë në Premierligë pas 29 ditësh.

Goli i fundit i tij në elitën e futbollit anglez ishte më 9 nëntor kundër Brighton në humbjen 2:1.

Lajme të ngjashme