Haaland "përbindësh", kalon në epërsi Manchester Cityn
Erling Haaland nuk ka të ndalur. Ai edhe në Ligën e Kampionëve synon të jetë protagonisti kryesor i skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola.
Sulmuesi norvegjez në minutën e 20-të shënoi për t’i çuar shifrat në 0:1 kundër Sevillas, duke u gjendur mjaft mirë në afërsi të zonës, nga ku e dërgoi topin në rrjetë.