Haaland e uron Messin për Topin e Artë
Ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, e ka uruar Lionel Messin, për Topin e Tetë të Artë, që mori të hënën, ku në konkurrencë pati sulmuesin norvegjez dhe atë francez, Kylian Mbappe.
Makina e golave Haaland i dërgoi një mesazh urimi Messit pavarësisht se e humbi Topin e Artë nga superylli argjentinas të hënën në Paris. Sulmuesi norvegjez ndau postimin për Messin në Instagram me Topin e Artë në një story dhe ku shkroi, "Felicitaciones @LEOMESSI" që përkthehet në 'Urime'.

Pavarësisht se shënoi 52 gola në të gjitha garat dhe fitoi tripletën historike me ‘Qytetarët’, Haaland doli i dyti pas 36-vjeçarit, i cili ishte i rëndësishëm në drejtimin e Argjentinës drejt titullit të Kupës së Botës në Katar vitin e kaluar.
Pasi pranoi çmimin e lakmuar për herë të tetë në karrierën e tij, Messi ishte i vetdijshëm për formën e lartë të Haaland nga sezoni i kaluar dhe madje tha se ylli i Cityt mund ta kishte fituar gjithashtu çmimin këtë vit.
