Gvardiol shpjegon se çka shkoi keq për Cityn në Ligën e Kampionëve
Mbrojtësi i Manchester Cityt Josko Gvardiol thotë se klubi nuk i dha prioritet pikëve në Evropë prandaj edhe e gjejnë vetën pranë eliminimit nga Liga e Kampionëve.
City ka pasur një rënie të madhe këtë sezon, ku lëshuan shumë pikë si në Premierligë ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, ku me një humbje ose barazim ndaj Club Brugge – nuk do të arrijnë as të kualifikohen në play-off.
Gvardiol megjithatë beson se “Qytetarët” do të arrijnë të dalin nga kjo situatë.
“Na duhet fitorja. Gjëja e mirë është se luajmë në shtëpi. Për ne, është finale në Ligën e Kampionëve dhe duhet të japim gjithçka në fushë që të kualifikohemi për fazën e nokautit”.
“Duhet të gjejmë një mënyrë dhe besoj se mund ta menaxhojmë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, edhe Guardiola kërkoi nga lojtarët të jenë shumë të fokusuar shkaku se mund të jetë ndeshja e fundit në Ligën e Kampionëve për këtë sezon.
“Jemi në një situatë ku nevojitet fitorja ose nuk do të vazhdojmë në këtë kompeticion. Është mundësi, sfidë dhe ne do të përballemi”.
“Do të donim të shënonim në 20 minutat e parë, por nuk besoj se mund të ndodhë. Të jemi kompletisht të qetësuar, pa emocione dhe ta kuptojmë lojën.
Përballja mes Cityt dhe Brugge do të nis me fillim nga ora 21:00.