Gvardiol dëshiron t’i bashkohet Man Cityt, e pranon drejtori i Leipzigut - NACIONALE

Gvardiol dëshiron t’i bashkohet Man Cityt, e pranon drejtori i Leipzigut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi kroat Josko Gvardiol e ka njoftuar RB Leipzigun se dëshiron t’i bashkohet kampionit të Anglisë Manchester City, ka thënë drejtori sportiv i klubit gjerman Max Eberl.

Dy klubet janë duke mbajtur bisedime për qendërmbrojtësin 21-vjeçar, shtoi Eberl.

Manchester City nuk e ka bërë ende asnjë ofertë, sipas BBC.

“Josko dhe përfaqësuesit e tij kanë shprehur dëshirën e tyre për t’u transferuar në Manchester City”, tha Eberl për gazetën Leipziger Volkszeitung.

“Ne jemi në bisedime. Nuk kam çfarë të them tjetër tani për tani”, shtoi ai.

Raportohet se Gvardiol mund të kushtojë rreth 100 milionë euro, çmim që do ta bënte atë mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Gvardioli e ndihmoi Kroacinë të arrijë deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2022 në Katar, derisa me Leipzigun përfundoi në vendin e tretë në Bundesligë dhe e fitoi Kupën e Gjermanisë sezonin e kaluar.

Skuadra e tij u eliminua nga City në Ligën e Kampionëve, me rezultat të përgjithshëm 8:1, pas barazimit 1:1 në Gjermani dhe disfatës 7:0 në Etihad.

Nëse Gvardioli largohet, do të bëhet lojtari më i fundit i profilit të lartë që largohet nga Leipzigu këtë verë, pas Christopher Nkunku, Dominik Szoboszlai dhe Konrad Laimer.

Nkunku iu bashkua Chelseat, Szoboszlai Liverpoolit, ndërsa Laimer rivalit Bayern Munich.

Lajme të ngjashme