Gundogan: Të garosh me Liverpoolin është e jashtëzakonshme, na ka ndihmuar si skuadër - NACIONALE

Gundogan: Të garosh me Liverpoolin është e jashtëzakonshme, na ka ndihmuar si skuadër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ilkay Gudogan në një intervistë dhënë për “The Telegraph”, ka thënë fjalë miradije për Liverpoolin dhe garën që kanë pasur me ta gjatë viteve të fundit në Premierligë.

Manchester City ka dominuar kampionatin anglez gjatë viteve të fundit, por afër me pikë thuajse gjithnjë ka qenë edhe Liverpooli.

Mesfushori gjerman, Gundogan, këtë pjesë e vlerëson lart, pasi mendon se gara me Liverpoolin i ka ndihmuar edhe atyre si skuadër për t’i arritur objektivat. “Të pasurit Liverpoolin aty afër natyrisht se na ka ndihmuar neve dhe po ashtu i ka ndihmuar vetë ata që t’i vënë kufij të ri vetes”, theksoi ai.

Manchester City e ka nisur kampionatin e sivjem si kampion në fuqi dhe llogaritet akoma si pretendenti kryesor për ta fituar edhe një tjetër trofe të Premierligës.

Fjalët e Gundogan rreth Premierligës dhe Liverpoolit

Në një pjesë të intervistës për “The Telegraph”, Gundogan e koncentroi rreth sukseseve të jashtëzakonshme që kanë pasur si skuadër në Premierligë gjatë viteve të fundit.

“Kemi fituar një kampionat me 100 pikë dhe një tjetër në të cilin kemi qenë vetëm një pikë para Liverpoolit, pas 14 fitoreve radhazi. Të fitosh në atë mënyrë besoj që është e jashtëzakonshme sa i përket emocioneve. Bën që gjithçka të duket më e mrekullueshme”, theksoi ai.

Mirëpo ai nuk harroi që t’ia njeh meritat edhe Liverpoolit, duke thënë se rivaliteti i madh që i ka shoqëruar këto dy skuadra në fushë, ka ndihmuar që të përmirësoheshin në formë të ndërsjellë.

“Premierliga është një kampionat i një niveli kaq të lartë, aq sa duhet t’i grumbullosh 95-96 pikë për të dalë triumfues, gjë që është e jashtëzakonshme. Nuk ishte diçka që mund ta imagjinoje para ca vitesh. Është e jashtëzakonshme ta kesh një skuadër si Liverpooli me të cilën duhesh të garosh dhe që luan me atë intensitet”, nënvizoi ai.

Ai e ka përshkruar lojën që aplikon Liverpooli në superlativ, duke thënë se shtynë shumë përpara dhe tregojnë të gjithë fuqinë që kanë.

“Shtynë përpara në çdo ndeshje dhe për një periudhë të kohës gjatë sezonit të kaluar janë ndjerë të pandalshëm dhe kësisoj na është dashur që t’u përgjigjemi”, përfundoi Gundogan.

Mesfushori 31-vjeç gjerman ka dhënë një kontribut të madh për sukseset e Manchester Cityt gjatë këtyre viteve, duke u konsideruar si një titullar në skuadër. Ai ka edhe një vit kontratë të vlefshme me skuadrën dhe deri më tani në asnjë moment nuk është vënë në mëdyshje se bën pjesë në projektin e Guardiolas.


Lajme të ngjashme