Klopp: Ky është vetëm hapi i parë për ne, por hap i rëndësishëm - NACIONALE

Klopp: Ky është vetëm hapi i parë për ne, por hap i rëndësishëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ishte i kënaqur me atë se çfarë bënë futbollistët e tij në ndeshjen e mbrëmshme në Ligën e Kampionëve, ku të kuqtë triumfuan me vështirësi përballë Ajaxit me rezultat 2:1. Ai pas ndeshjes tha se ky është vetëm hapi i parë i këndelljes, por që është hap i rëndësishëm.

Joel Matip shënoi një gol me kokë në minutën e 89-të të takimit për t’i dhuruar skuadrës së trajnerit gjerman fitoren në Anfield, e që është një tre pikësh mjaftë i vlefshëm për rrugën tutje në kualifikimin e fazave të eliminimit direkt.

Një lajm tjetër i mirë për Liverpoolin është edhe rikthimi te goli i Mohamed Salah, i cili po kalonte në një krizë të madhe të golave të shënuar dhe me golin e epërsisë së parë duket se kjo krizë është tejkaluar.

Çfarë tha Klopp?

Duke folur për BT Sport pas ndeshjes, Klopp tha: “Ishte një festë e bukur dhe kjo ndeshje tregoi gjithçka se çfarë djemtë tanë dhanë sot. Asgjë nuk ka 'mbaruar', as në kontekst negativ e as pozitiv, është hapi i parë, por një hap shumë i rëndësishëm për ne. Tani ne kemi një pushim të çuditshëm, goxha të gjatë. Duhet të shpresojmë dhe të lutemi që djemtë të kthehen [nga pushimi ndërkombëtar] të aftë dhe të shëndetshëm dhe më pas Brighton është duke na pritur.”

20220914 Jurgen Klopp

Çka në vazhdim për Liverpoolin

Fitorja ndaj Ajaxit ishte vetëm e treta që Liverpooli ka shënuar në tetë ndeshjet konkurruese këtë sezon, por ajo ndihmon për të hequr zymtësinë që ishte shfaqur pas mposhtjes 4-1 ndaj Napolit në ndeshjen e tyre të parë të grupeve të Ligës së Kampionëve. Për Matipin, ky ishte goli i parë i Ligës së Kampionëve në nëntë vjet, me golin e fundit që erdhi në këtë garë sa luante për Schalken në vitin 2013.

Joel Matip Liverpool Ajax 2022-23

Një fakt interesant rreth këtij goli të Joel Matip është se ky ishte goli i 10-të me të kuqtë në të gjitha garat, ku Liverpooli në të gjitha rastet e golave të mbrojtësit i ka shpëtuar humbjes apo barazimeve, me nëntë fitore dhe një barazim.

Liverpooli nuk do të ketë ndeshje për të zhvilluar deri më 1 tetor ashtu siç e tha Klopp, dhe në këtë datë e presin në Anfield Brightonin. Ky pushim gati 15 ditor vjen për shkak të shtyrjes së dy ndeshjeve, duke përfshirë edhe të kësaj fundjave me Chelsean, për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeta II, teksa është edhe pushimi për shkaqe se luajnë kombëtaret.

Lajme të ngjashme