Gundogan kritikon ashpër bashkëlojtarin pas eliminimit nga PSG-ja
Mesfushori Ilkay Gundogan e ka kritikuar qendërmbrojtësin Ronald Araujo për gabimin, që i kushtoi Barcelonës me eliminimin nga Liga e Kampionëve.
Barcelona e kishte fituar përballjen 3:2 ndaj PSG-së në “Parkun e Princave”, por pësoi humbje me rezultat 1:4 në shtëpi, ku Araujo u ndëshkua me karton të kuq pas vetëm 29 minutave lojë.
Uruguaiani bëri një ndërhyrje të Kylian Mbappe dhe gjyqtari i dha direkt kartonin e kuq, ndërsa Gundogan beson se me këtë vendim ndryshoi rrjedha e lojës.
“Është vështirë të thuhet... por në këto momente të rëndësishme duhet të jesh i sigurt që shkon në top”.
“Nuk e di nëse e ka prekur topin ose jo. Preferoj të pranojmë një gol ose ndoshta edhe ta lejojë një rast një kundër një”.
“Nuk e di nëse e ka prekur topin, por duhet t’i jepte shansin portierit për ta ndaluar, ose edhe atyre që të shënonin golin”.
“Të jesh një lojtar më pak ta vret lojën”, deklaroi Gundogan.
Ndërkohë, për dallim nga Gundogan – trajneri Xavi Hernandez e kritikoi gjyqtarin kryesor për vendimet e “tmerrshme” që mori.
“11 kundër 11 ishim shumë të organizuar. Vendimet e bën ndryshimin komplet. Për mua është shumë që të japësh një karton të kuq kështu dhe që atëherë është një ndeshje krejtësisht ndryshe”.
“I thashë gjyqtarit se ishte shumë i keq, ishte i tmerrshëm dhe nuk e kupton futbollin. E vrau lojën. Ndryshoi gjithçka. Nuk më plëqen të flasë për gjyqtarët, por është vështirë të mos thuash, nuk mund të qëndrojmë të qetë”.