Gundogan krijon 11-shen më të mirë në histori të “El Clasicos”, përfshin dy legjendat e Realit - NACIONALE

Gundogan krijon 11-shen më të mirë në histori të “El Clasicos”, përfshin dy legjendat e Realit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Ilkay Gundogan ka krijuar një formacion me lojtarët më të mirë që kanë luajtur ndonjëherë në “El Clasico”.

Gjermani do ta zhvillojë paraqitjen e parë në një “El Clasico” zyrtare, kur Barcelona ta pret Realin të shtunën.

Sidoqoftë, para ndeshjes Gundogan ka krijuar 11-shen më të mirë që ka luajtur në këtë përballje, duke përfshirë edhe dy legjendat e Real Madridit Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos.

Fillimisht, Gundogan në portë e vendosi portierin Marc Andre Ter Stegen, i cili do të jetë titullar edhe këtë të shtune.

Në mbrojtje, kanë zërë vend dy ish lojtarët Carles Puyol dhe Gerard Pique, pranë Sergio Ramosit.

Mesfusha është krijuar nga katër legjendat e Barcelonës, Pep Guardiola, Johan Cruyff, Andres Iniesta dhe trajneri i tanishëm Xavi Hernandez.

Ndërsa, në sulm Gundogan ka vendosur Lionel Messin, Ronaldinhon si dhe Cristiano Ronaldon.

Formacioni duket kështu:

Ndërkohë, kujtojmë se përballja zhvillohet në “Camp Nou” me fillim nga ora 16:15.

Lajme të ngjashme