Gundogan: Kemi bërë historinë, ishte ndeshje e barabartë
Kapiteni i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan tha se kanë bërë historinë pasi mposhten Interin në finalen e Ligës së Kampionëve.
Një gol i Rodrit doli të jetë i vetmi në fitoren e “Qytetarëve” ndaj gjigantit italian.
Pasi festuan titullin, spanjolli për “BT Sport” deklaroi se Man City bëri historinë dhe që kishin shumë presion shkaku i tripletës.
“E pabesueshme. E vështirë të thuhet me fjalë. Sot e bëmë historinë”.
“Ishte vështirë për të dy skuadrat. Nuk ishim në formën më të mirë në pjesën e parë. Po hezitonim, e dinim se do të bënim më mirë në pjesën e dytë”.
“Ishte ndeshje 50-50. Ndihemi më fat që ishte mirë për ne. E dinim se të gjithë po flisnin për tripletën. Preisoni ishte mbi ne por kjo skuadër është ndërtuar që ta durojë presionin në mënyrën më t ëmirë të mundshme”, deklaroi ai.
Man City tani u bë skuadra e tyre angleze që e fiton tripletën pas Manchester Unitedit.
Ndërkohë në histori hyri edhe Pep Guardiola që u bë trajneri i parë në histori që e fiton tripletën me dy ekipe të ndryshme.
