Gullit: Rasmus Hojlund po injorohet nga lojtarët e Man Unitedit - NACIONALE

Gullit: Rasmus Hojlund po injorohet nga lojtarët e Man Unitedit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ruud Gullit beson se sulmuesi Rasmus Hojlund është duke u injoruar nga bashkëlojtarët e Manchester Unitedit pas fitores 2:1 ndaj Sheffield Uited.

Danezi është ende në kërkim të golit të parë në Premierligë, që kur iu bashkua nga Atalanta në verë për 72 milionë euro.

Gullit ka fajësuar bashkëlojtarët e Hojlundit që s’po bëjnë mjaftueshëm për ta gjetur sulmuesin në sulm.

Mendoj se duhet ta kesh sulmuesin në zonë që të shënojë, sepse nëse shënon atëherë i rritet besimi dhe atëherë të gjithë do ta kërkojnë gjatë tërë kohës”.

Nuk po e kërkojnë shumë dhe ai gjendet në ato vende që mund ta shohësh”.

Sheh shumë lojtarë që janë të etur për të shënuar vete, hynë brenda zonës dhe duan të godasin në portë gjatë tërë kohës”.

“Kam luajtur me Van Basten, gjithmonë mendoja se nëse do t’ia pasoja atëherë është gol, por nëse godas ndoshta do të jetë gol. Preferoja t’ia pasoja sepse ishte gol padyshim”.

Sulmuesit janë egoist, duhet të shënojnë gola. Nëse është i lumtur në skuadër kjo e bën dallimin me të tjerët”.

Hojlund u zëvendësua pas 63 minutave lojë, derisa një gol i Diogo Dalotit 13 minuta pa përfunduar koha e rregullt i ndihmoi Ten Hagut që t’i arkëtojë pikët e plota.

Lajme të ngjashme