Guild Eagles të jashtëzakonshëm, fitojnë ndaj organizatës së pestë më të mirë në botë - NACIONALE

Guild Eagles të jashtëzakonshëm, fitojnë ndaj organizatës së pestë më të mirë në botë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadra kosovare, Guild Eagles, ka shijuar fitoren e radhës, tani duke mposhtur një nga skuadrat më të mira në botë, G2. Me këtë fitore GNE tashmë kualifikohet në gjysmëfinale të LowerBracket, për ta vazhduar rrugëtimin drejt finales së madhe të CCT Online Finals 5.

Gjithçka filloi me një paraqitje të jashtëzakonshme në mapën e preferuar të djemve, pra në Mirage, ku pjesën e parë e mbyllën me rezultat të thellë 11:1, teksa fituan 13:3.

Flatron 'juanflatroo' Halimi, Dionis 'sinnopsyy' Budeci dhe Rigon 'rigoN' Gashi u dalluan me paraqitje, ku i bënë nga 15 vrasje secili, ndërsa edhe Sener Mahmuti e Genc Kolgeci u paraqitën shumë mirë.

Në vazhdim ishte mapa Inferno, ku G2, e fitoi pa ndonjë problem të madh, pasi dihet që është një hartë e preferuar e kësaj skuadre.

Me lojën që u barazua në 1:1, ishte mapa Overpass që do të vendoste gjithçka për fatin e skuadrave, pasi dihej që humbja do të thoshte eliminim.

Pjesa e parë u mbyll me barazinm 6:6, ndërsa në pjesën e dytë edhe pse kundërshtarët e nisën shumë më mirë përballjen, GUILD EALGES u rikthyen për ta përmbysur rezultatin dhe për të shënuar fitoren e madhe ndaj skuadrës së pestë më të mirë në botë.

Juanflatroo ishte sërish i pandalshëm, që u bë makth i kundërshtarëve, me 20 vrasje, teksa pati ndihmën e madhe të rigoN e sinnopsyy.

Me këtë fitore, Guild Eagles janë në gjysmëfinale të Lower Bracket, ku sot do të takohen me 9 Pandas me fillim nga ora 20:30.

Kujtojmë se fituesi i këtij turneu fiton 100 mijë dollarë dhe një vend në CCT Global Finals 2024, vend ky i siguruar edhe për pozitën e dytë.

Lajme të ngjashme