Guardiola: Urime Real Madridit, çfarë mënyre fantastike për të humbur - NACIONALE

Guardiola: Urime Real Madridit, çfarë mënyre fantastike për të humbur

1 javë më parë

nga NACIONALE

Trajneri Pep Guardiola e ka uruar Real Madridin për avancimin në gjysmëfinale, duke thënë se u mbrojtën për mrekulli andaj s’pendohet pavarësisht eliminimit.

Man City ishte skuadër shumë më e mirë se Reali në “Etihad Stadium”, por që pësuan humbje në penallti me rezultat 3:4.

Pas ndeshjes, Guardiola u deklarua për faqen zyrtare të Man Cityt, ku tha se kundërshtari u mbrojt shumë mirë dhe që nuk është i penduar për asgjë.

Krijuam shanse por futbolli është rreth shënimit të golave. Është rezultat biznesi, Real Madridi është në gjysmëfinale dhe ne s’jemi”.

Urime Real Madridit. Ata u mbrojtën jashtëzakonisht mirë. Tentuam gjithçka. Nuk kam ndonjë pendim”.

Johan Cruyff ka thënë se fati nuk ekziston, e mendoj të njëjtën. Të humbësh kështu na dhëmb. Ndihemi keq, por kemi bërë gjithçka që mundemi. Këta djem dëshmuan se si luajnë ndaj një skuadre të madhe. Çfarë mund të bënim më shumë”.

Bëmë thuajse gjithçka, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur. Dua t’i falënderoj nga zemra lojtarët e Manchester Cityt”.

Përndryshe, Guardiola zbuloi se Akanji, Haaland dhe De Bruyne kishin kërkuar zëvendësimin në kohën shtesë.

Manu, Erling dhe Kevin më kërkuan që t’i zëvendësoja. Nuk ishin në gjendje të vazhdonin”.

Tani, Man City do të fokusohet për t’i fituar dy trofetë e mbetur në Angli, pra Premierligën dhe FA Cupin.

Lajme të ngjashme