Guardiola tregon se pse e la në bankë rezervë Haalandin - NACIONALE

Guardiola tregon se pse e la në bankë rezervë Haalandin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, mori vendim që ylli i skuadrës së tij Erling Haaland të ishte në bankë rezervë në fitoren e thellë ndaj Aston Villës, ndërsa pas ndeshjes këmbënguli se e pushoi norvegjezin dhe kjo ishte arsyeja e vetme.

Në një surprizë për shumë njerëz, Guardiola la në stol Haalandin dhe Kevin De Bruynen për ndeshjen vendimtare të Cityt në Premierligl kundër Villas. Vendimi erdhi pas një paraqitjeje zhgënjyese nga norvegjezi në barazimin 0:0 të së dielës me Arsenalin.

Pep Guardiola Manchester City 2023-24

Guardiola ishte i bindur se ai thjesht po pushonte sulmuesin e tij yll përpara disa javësh të zëna për skuadrën e tij. Haaland nuk ka qenë në momentet më të mira kohëve të fundit, madje duke u krahasuar me lojtarë të ligës së dytë nga legjenda Roy Keane, por trajneri spanjoll i doli në mbrojtje yllit të tij, duke thënë se paraqitja u ndikua për shkak të rolit të tij në fushë.

Kur u pyet nëse ishte thjesht një çështje e menaxhimit të minutave në ndeshje, Guardiola tha: "Po, pas dy ditësh e gjysmë ne kemi një tjetër lojë në orën 12.30 (udhëtim te Crsytal Palace). Të gjitha skuadrat në krye kanë një skuadër të madhe, një skuadër të mirë, dhe sigurisht që edhe ne e kemi atë. Sot vendosëm për këtë formacion për këtë ndeshje të vështirë dhe ne shkuam për fitore".

Erling Haaland nga Manchester City

Cityt nuk i mungoi Haalandi të mërkurën mbrëma, teksa arritën në fitoren ndaj skuadrës së Unai Emery, por do të shpresojë që pushimi t'i bëjë atij diçka të mirë përpara disa ndeshjeve të mëdha. Pas Palaces të shtunën, është një udhëtim në Bernabeu për një ndeshje të parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve me Real Madrid.

Lajme të ngjashme