Guardiola thyen rekordin e Alex Fergusonit në Ligën e Kampionëve, vetëm Ancelotti para tij - NACIONALE

Guardiola thyen rekordin e Alex Fergusonit në Ligën e Kampionëve, vetëm Ancelotti para tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Pep Guardiola tani ka fituar më shumë ndeshje në Ligën e Kampionëve se Alex Ferguson, pasi Manchester City mposhti RB Leipzigun të mërkurën.

Ish trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut tani ka fituar 103 ndeshje në këtë kompeticion, duke thyer rekordin e Fergusonit që kishte regjistruar 102 fitore me Man Unitedin.

Guardiola tani është në vendin e dytë në këtë listë, me vetëm Carlo Ancelottin që qëndron para tij për fitore në Ligën e Kampionëve.

Tekniku italian ka të regjistruar 109 fitore, me dy prej tyre që erdhën këtë vit ndaj Union Berlinit, respektivisht Napolit.

Ancelotti gjithashtu mbetet trajneri i vetëm që ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve, duke arritur dy me AC Milanin dhe dy me Real Madridin.

Guardiola ndërkohë mund t’ia thyejë rekordin për më së shumti fitore në Ligën e Kampionëve, pasi tekniku italian të largohet nga Reali për ta marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit.

Man City me shumë vështirësi arriti të triumfojë kundër RB Leipzigut të mërkurën, me dy gola të vonshëm të Julian Alvarez dhe Jeremy Dokut.

Lajme të ngjashme