Guardiola thotë se City ka të njëjtën uri për titull si kandidatët e tjerë
Trajneri Pep Guardiola insiston se Manchester City ka të njëjtën uri për titull njësoi si rivalët e Premierligës, por paralajmëroi se duhet të jenë perfekt që ta mbrojnë titullin për të katërtin vit radhazi.
Man Cityn e pret një përballje shumë e vështirë ndaj Brightonit, ndërsa kanë katër pikë më pak se Arsenali por me dy ndeshje më pak të zhvilluara.
I pyetur nëse City duhet t’i fitojë të gjashtë ndeshjet për t’u shpallur kampion, Guardiola u përgjigj: “Po, absolutisht. Ata na dhanë shans, humbën ndaj Villas dhe Palace”.
“Por, e dinim se çfarë duhet të bënim para këtyre ndeshjeve dhe asgjë s’ka ndryshuar”.
Guardiola ndër të tjera konfirmoi se City vazhdon të jetë i motivuar njësoi si kandidatët e tjerë për titull.
“Nuk do të isha këtu (po të ishte ndryshe. Ka shumë ndeshje, për të qenë këtu pas asaj që kemi bërë në të kaluarën, do të ishte e pamundur (pa dëshirë)”.
“E dimë që është jashtëzakonisht vështirë dhe mbetet vështirë me përballjet e radhës që na presin. Shkojmë ndeshje pas ndeshje por nëse humbim atëherë do të jetë vështirë ta ruajmë titullin”.
“Të shtunën e kaluar u pa se sa vështirësi kemi, sidomos shkaku i orarit dhe pushimit që kishim pas ndeshjes me Real Madridin. Lojtarët ishin të pabesueshëm”.