Guardiola thotë se Arsenali dhe Liverpooli janë 'pothuajse të pandalshme'
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se Liverpooli i Jurgen Kloppit dhe Arsenali i Mikel Artetës janë pothuajse të pandalshme, në garën e ngushtë për titull kampion.
Teksa beteja për titull mes Liverpool, Manchester City dhe Arsenal ka filluar të shkojë ngadalë drejt fundit të sezonit, Guardiola ka pranuar se skuadra e tij do të duhet të përpiqet shumë për të mbrojtur titullin, pasi Topçinjtë dhe Reds nuk duket të jenë në 'humor' të keq për të humbur pikë.

Duke folur për mediat, Guardiola tha: "Si po luajnë ata [kundërshtarët tanë], edhe Aston Villa, por veçanërisht, Arsenali dhe Liverpool. Ata po shënojnë tre, katër, pesë gola në ditë. Kjo do të thotë se ata janë pothuajse të pandalshëm".
Deri më tani në shkurt, Arsenali ka mposhtur West Ham me gjashtë gola, ka shënuar pesë kundër Burnleyt, dhe nga tre ndaj Newcastle dhe Liverpool. Ndërkohë, Liverpool shënoi tre gola kundër Burnleyt dhe katër ndaj Brentford dhe Luton Town. Aktualisht, djemtë e Klopp kryesojnë Premierligën me 60 pikë me Cityn një pas me 59 pikë dhe Arsenalin me 58 me 12 ndeshje të mbetura deri në fund.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Liverpool do të ketë shansin të rrisë epërsinë e tyre pasi është i pari nga pretendentët për titull që do të luajë në ndeshjen e ardhshme. Të kuqtë do të përballen me Nottingham Forest të shtunën, më 2 mars, ndërsa Manchester City do të përballet me rivalët e qytetit Manchester United të dielën. Arsenali e zhvillon të hënën në mbrëmje kundër Sheffield United.