Guardiola përmend tre favoritët për “Euro 2024” - NACIONALE

Guardiola përmend tre favoritët për “Euro 2024”

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Trajneri Manchester City, Pep Guardiola thotë se Anglia është një ndër tre favoritët e tij për ta fituar Kampionatin Evropian “Euro 2024”, pranë Spanjës dhe Gjermanisë.

Tekniku spanjoll beson se skuadra e Gareth Southgate duhet ta dëshmojë se mund ta bëjnë hapin e radhës, për t’i ngritur në nivel më të lartë.

Franca për shumë kë është favorit i padiskutueshëm, megjithatë Guardiola e ka përmendur Anglinë, Spanjën si dhe Gjermaninë meqenëse janë nikoqir.

Favoritët janë të zakonshmit. Mund të ketë befasi, por Gjermania si nikoqir ndoshta janë favorit”.

Spanja ka bërë një ndryshim gjeneral dhe Anglia sigurisht. Ata ende duhet ta bëjnë hapin e radhës, por po afrohen gjithmonë”.

Ata (Anglia) janë shumë afër dhe kanë një gjeneratë shumë të mira nga qendra e fushës e përpara. Meqenëse jetoj aty, më intereson të shoh se si do t’ia bëjnë”, deklaroi ai.

Gjermania do të hap këtë turne si nikoqir i Skocisë të premten mbërma, ndërkohë Anglia e nis të dielën ndaj Serbisë derisa Spanja përballet me Kroacinën të shtunën.

Lajme të ngjashme