Guardiola për Ten Hag: Kur ne ke rezultate, shkarkohesh - NACIONALE

Guardiola për Ten Hag: Kur ne ke rezultate, shkarkohesh

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Pep Guardiola i ka uruar suksese Erik ten Hagut duke thënë se asnjë trajner në botë nuk qëndron nëse nuk ka rezultate.

Man Utd vendosi ta shkarkojë teknikun holandez si pasojë e rezultateve negative, ndërsa është afër ta emërojë Amorim si pasuesi i holandezit.

Në konferencë për shtyp, Guardiola është pyetur për mendimin e tij lidhur me Ten Hag, të cilit i uroi suksese dhe beson se do të kthehet më i fortë.

Më vjen keq për trajnerët kur e humbasin punën. Më vjen keq për të, përfaqësoi Unitedin në nivelin më të lartë në aspektin e sjelljes. Puna e trajnerit është kështu që njerëzit presin që të shkarkohesh”.

I uroj më të mirat atij dhe familjes së tij. Ai do të vjen më i fortë. Të gjithë e dinë se puna jonë varet nga rezultatet dhe kur rezultatet nuk janë mirë mjaftueshëm atëherë jemi pranë shkarkimit. As për mua nuk ka dallim”.

Duhet të marrësh rezultatet. Unë kam raporte të mira me hiarkinë, por nëse nuk do të kisha rezultate nuk do të isha këtu. Është biznes. Pa rezultate askush nuk mund të të ndihmojë”, deklaroi ai, përcjellë “Sky Sports”.

Man Cityn përndryshe e pret një sfidë jo e lehtë nesër mbrëma ndaj Tottenhamit në kuadër të EFL Cup.

Lajme të ngjashme