Guardiola pas disfatës: Skuadra më e mirë fitoi - NACIONALE

Guardiola pas disfatës: Skuadra më e mirë fitoi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Pep Guardiola e pranoi se “skuadra më e mirë fitoi” pasi Man City pësoi humbje nga Paris Saint-Germain.

Edhe pse ishin në avantazh prej dy golave, francezët arritën ta përmbysnin epërsinë për t’i arkëtuar pikët e plota, me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 4:2.

Guardiola pas humbjes e pranoi se PSG-ja zhvilloi lojë shumë më të mirë dhe me plot meritë e fitoi ndeshjen.

“Kishim momentet tona dhe ata (PSG) kishin momentet e tyre, por ishin më të mirë”.

“Ishin më të shpejtë, i fituan duelet, nuk mund të përballeshim me ta. Ishin të shpejtë. Skuadra më e mirë fitoi. Loja nuk shkoi ashtu siç kërkonim”.

“Për të mbrojtur rezultatin duhet ta mbash topin, nuk e kemi bërë. Ata e mbajtën më shumë, sulmuan më mirë prandaj u bë shumë më vështirë”.

I pyetur nëse ekziston mundësia që City të mos kualifikohet fare në raundin e play-off, Guardiola shtoi: “Mund të ndodhë. Do të shohim”.

“Nëse nuk fitojmë (ndaj Brugge), nuk e meritojmë. Të gjitha ndeshjet si mysafir kanë qenë të vështira, por është realitet. Nuk kemi marrë pikë të mjaftueshme”.

“Kemi një shans të fundit në shtëpi, do të bëjmë gjithçka aty”.

Lajme të ngjashme