Guardiola: Man City synon ta mbyll ciklin me trofeun e Kupës së Botës për klube - NACIONALE

Guardiola: Man City synon ta mbyll ciklin me trofeun e Kupës së Botës për klube

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Pep Guardiola dëshiron ta mbyll këtë cikël të vogël dhe ta shtojë Kupën e Botës për klube.

City që fitoi tripletën sezonin e kaluar, ndodhen në Arabinë Saudite duke garuar për trofeun e Kupës së Botës për klube.

Kampioni i Anglisë do të përballet me skuadrën japoneze Urawa Red Diamonds (kampioni i Azisë) në gjysmëfinale, ku pastaj në rast të fitores do të avancojnë në finale.

Guardiola në konferencë për shtyp insistoi se është nder që janë këtu megjithatë duan ta mbyllin me trofe.

“Është kënaqësi që jam këtu, është nder”.

“Është hera e parë që Man City është këtu. E dëshmon sa vështirë është. Nuk do ta marrim të garantuar. E shohim si të privilegjuar”.

“Sigurisht duam ta fitojmë. Është trofe që nuk e kemi. Duam ta mbyllim ciklin e vogël, që të fitojmë të gjitha trofetë që mundemi. Ky është i fundit”.

“Nuk e di nëse do të kemi një shans tjetër. Ndoshta është një shans në jetë. Është vështirë për të qenë këtu. Lojtarët e dinë dhe do të provojnë të paraqiten shumë mirë nesër”.

Ndërkohë, lajmi i shkëlqyer për skuadrën e Guardiolas është padyshim rikthimi i Kevin de Bruynes.

Lajme të ngjashme