Guardiola: Man City dëshiroi ta rindërtonte skuadrën, por refuzova – kishin të drejtë - NACIONALE

Guardiola: Man City dëshiroi ta rindërtonte skuadrën, por refuzova – kishin të drejtë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Pep Guardiola ka treguar se Manchester City në verë i kishte ofruar rindërtimin e skuadrës, mirëpo vetë katalunasi kishte refuzuar.

City po vuan nga lëndimet e shpeshta kësisoj kanë marrë shumë rezultate negative si në Premierligë, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Guardiola ka konfirmuar se City i kishte ofruar disa transferime në verë për ta ndryshuar skuadrën, mirëpo që ai refuzoi shkaku se besonte që mund t’ia dilte prapë me të njëjtit lojtarë.

“Në verë klubi dëshiroi ta rindërtonte skuadrën, por iu thashë “Jo, nuk dua të bëj ndonjë transferim tjetër”.

“Mendoja se mund ta bëja me këta lojtarë, por pas tërë këtyre lëndimeve... ndoshta duhet ta bënim”, deklaroi ai.

Ndërkohë, City ka qenë aktive në afatin e dimrit ku deri më tani ka mbyllur marrëveshjet për Khusanov nga Lens, Vitor Reis nga Palmerias (do t’iu bashkohet në verë) si dhe Omar Marmoush. Asnjë ende s’është zyrtare por pritet të kompletohen në ditët e ardhshme.

Lajme të ngjashme