Guardiola: Kritikët do të na mbysnin nëse do të shpenzonim si Chelsea - NACIONALE

Guardiola: Kritikët do të na mbysnin nëse do të shpenzonim si Chelsea

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka bërë një deklaratë interesante. Spanjolli tha se nëse skuadra e tij do të shpenzonte si Chelsea në dy vitet e fundit, kritikët do t’i mbysnin me sulme të njëpasnjëshme, duke aluduar se e njëjta nuk ndodh me skuadrën londineze.

Të kaltrit kanë shpenzuar afër 1 miliard £ (1.3 miliardë dollarë) që kur Boehly dhe Clearlake Capital morën kontrollin në maj të vitit 2022. Dhe Guardiola beson se City do të ishte kritikuar më ashpër nëse do të kishte shpenzuar një shumë të ngjashme për lojtarë të rinj.

Todd Boehly Chelsea 2023-24

"Unë nuk do të mund të isha ulur këtu nëse do të shpenzonim atë që Chelsea shpenzoi në dy dritaret e fundit të transferimit - ju do të më vrisnit mua," u tha ai gazetarëve. "Ju do të më vrisnit, kjo është e sigurt. Do të ishim nën vëzhgim siç nuk mund ta imagjinonit. Duhet të shohim se çfarë ndodh në treg dhe nëse mund ta bëjmë dhe të paguajmë atë që besojmë se është e drejtë. Ne donim (Harry) Maguire dhe nuk e blemë sepse nuk donim të paguanim, donim (Marc) Cucurella dhe nuk paguam, donim Alexis Sanchez dhe nuk paguam.

Pep Guardiola 2022

"Në fund ne do të paguajmë atë që është e drejtë për ta bërë këtë. Përndryshe ne kemi akademinë. Nuk do të jemi të dëshpëruar vetëm për të marrë një lojtar tjetër. Unë nuk e kritikoj Chelsean për asnjë sekondë. Unë them nëse do ta kishim bërë këtë, do të kishim vdekur nga kritikat, anembanë botës. Mendësia e njerëzve duhet të ndryshojë - të gjithë shpenzojnë.. Shumë. Jo vetëm City."

Skuadra e Pep Guardiolës ndeshjen e radhës e zhvillon sot në mbrëmje, në një ndeshje mjaft interesante kundër Newcastle United, me dy skuadrat që filluan sezonin me fitore të thella.

Lajme të ngjashme