Guardiola komenton talljen e Arne Slot për Manchester Cityn
Pep Guardiola nuk u lëshua thellë në lidhje me talljen e Arne Slot për 115 akuzat që rëndojnë mbi Manchester Cityn.
Liverpooli fitoi 2:0 ndaj Man Cityt të dielën dhe pas ndeshjes Mo Salah kishte thënë se mund të ishte ndeshja e tij e fundit në Anfield kundër Qytetarëve.
Pasiguria për të ardhmen e egjiptianit vazhdon, me Liverpoolin ende për t'i ofruar atij një marrëveshje të re dhe Slot u tall në një konferencë për shtyp të martën.
Trajneri i Liverpool bëri shaka se Salah mund të ketë zbuluar se City po përballet me rënie nga liga si rezultat i 115 akuzave për shkelje të supozuara të rregullave financiare.
"Ndoshta Mo di më shumë për 115 [akuzat] kështu që ai nuk pret që ata të jenë në Premierligë sezonin e ardhshëm," tha Slot.
Ai sqaroi se po bënte shaka, duke shtuar: “Unë pres që ata të jenë në Premierligë. Kjo ishte një shaka! E përsëris, kjo ishte një shaka.'
Edhe Guardiola u përball me një konferencë për shtyp dhe iu prezantuan komentet e Slotit, duke thënë: “Ishte një shaka. Ai tha se ishte një shaka apo jo? Ishte një shaka.'