Guardiola: Julian Alvarez është absolutisht lojtar i Man Cityt
Trajneri Pep Guardiola thotë se sulmuesi Julian Alvarez është lojtar i Manchester Cityt, pavarësisht raportimeve që po e lidhin me një kalim te Atletico Madrid ose PSG-ja.
Argjentinasi aktualisht po përfaqëson shtetin e tij në Lojërat Olimpike, megjithatë ka ngritur zërin publikisht për të dëshmuar se s’është i kënaqur me minutazhën te City.
Së fundmi ai bëri të ditur se po e konsideron të ardhmen, ndërsa Guardiola ka dhënë pak detaje për mundësinë që ta humbasë lijtarin.
“Është absolutisht lojtari i ynë. Nuk ka lajme të reja. Nuk kam asgjë për të thënë”.
“Mbështetem tek ai, por tha se vendimi do të merret nga të gjithë. Tani duhet të pushojë dhe kur të ndihet gati për t’u rikthyer, do të rikthehet”.
“Jam i sigurt që do të rikthehet, do ta përqafoj dhe uroj për Kupën e Amerikës, Olimpiadën dhe do të vazhdojmë punën së bashku. Ky është realiteti”.
“Çfarë ndodhë ndërkohë, kam miliona mendime për skuadrën. Javën tjetër luajmë për trofeun e parë. Në dy javë jemi në Stamford Bridge sërish. Ky është shqetësimi im”.
Alvarez ka shënuar 19 gola për Cityn në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke kontribuar edhe me 13 asistime.