Guardiola jep detaje mbi të ardhmen e Kyle Walker dhe Cole Palmer - NACIONALE

Guardiola jep detaje mbi të ardhmen e Kyle Walker dhe Cole Palmer

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Pep Guardiola thotë se dëshiron ta mbajë mbrojtësin Kyle Walker te Manchester City, por e pranoi se Cole Palmer mund të largohet para se të mbyllet afati veror.

Man City do ta nisë sezonin si nikoqir të premten ndaj skuadrës së sapo promovuar Burnley në kuadër të Premierligës.

Guardiola refuzoi të komentojë nënshkrimin e mundshëm të Lucas Paquetas, por foli shkurtimisht për Walker dhe Cole Palmer.

Nuk do t’i përgjigjem pyetjes për Paquetan. Ai është lojtar i West Hamit”.

“Walker? Ne shpresojmë se ai do të qëndrojë. Që një kohë të gjatë e kemi bërë të ditur këtë dëshirë”.

“Cole Palmer? Cole është me ne. Çfarë do të ndodh nuk e di. E di që dëshiron të jetë më aktiv se në sezonet e kaluara. Por, Riyad ka shkuar prandaj kemi një vend më shumë aty”.

Nuk mund të them ndonjë gjë sepse vendimet duhet të bëhen nga klubi. Klubi duhet të vendos se çfarë është më mirë. Të gjithë do t’ia dalim”.

Ndërkohë, Man City synon ta përsërisë suksesin e sezonit të kaluar ku u bë skuadra e dytë angleze që e fitoi tripletën.

Ndryshe, “Qytetarët” mund të bëhen klubi i parë që e fiton katër herë radhazi titullin e Premierligës.

Lajme të ngjashme